Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

TALENTI I KOMBËTARES U-19 DHURON SPEKTAKËL NË ITALI/ Sulmuesi Ibrahimi shënon super gol nga një kënd i pamundur (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares U-19 të Shqipërisë, Brijan Ibrahimi, ishte protagonist në triumfin 5-1 që skuadra e tij, Torino U-19 arriti ndaj bashkëmoshatarëve të Bolonjës.

Shtatlarti 18-vjeçar u hodh në fushë në minutën e 85-të, ndërkohë që vetëm 6 minuta i mjaftuan për të realizuar një supergol nga një kënd thuajse i pamundur.

Ibrahimi shtangu portierin me një gjuajtje të kalibruar në afërsi të vijës fundore, teksa e dërgoi topin në rrjet. Kujtojmë që 18-vjeçari është një titullar absolut te skuadra e 19-vjeçarëve, ku së bashku me Brojën do të formojnë repartin e sulmit.

Related posts

GRUSHTE DERËS SË ARBITRAVE/ Dënohen MALDINI dhe lojtari kuqezi (VIDEO)

Isa.Autor

LUKAKU-JUVENTUS/ Historia e një marrëveshjeje në tentativë…

Delo.autor

Risi në listën e “3 luanëve”, 4 debutues për miqësoret me Italinë e Holandën

Q.Autor

Leave a Comment