Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

3 PRITJE VENDIMTARE NDAJ MILAN/ Ja vlerësimi i mediave italiane për “Gardianin” shqiptar

Të paktën tri pritje vendimtare dhe një sërë situatash të menaxhuara me kujdesin e zakonshëm. Nëse Lacio sot gdhin e katërta në Serinë A, një meritë të madhe së bashku me golat e Imobiles e ka edhe Thomas Strakosha.

Bardhekaltrit kanë gjetur te gardiani shqiptar një “saraçineskë”, e cila po rezulton një pengesë e madhe nga shumë prej sulmeve të Serisë A. Edhe në golin e djeshëm, fajet e 24-vjeçarit ishin inekzistente, pasi barazimi i Milanit erdhi pas një devijimi të brazilianit Bastos, që me gjoks e nxori jashtë trajektoreje Strakoshën.

Edhe mediat italiane kanë lartësuar paraqitjen e numrit 1 të Lacios, duke e justifikuar edhe për golin e Milanit që nuk erdhi për faj të tij. “Eurosport” e ka vlerësuar me 6 Strakoshën nën motivimin se tregohet i kujdesshëm sa herë nevojiten ndërhyrjet e tij. Edhe për “Corriere Dello Sport”, nota është e lartë (6.5), duke njohur meritat e shqiptarit, sidomos në goditjet e Kastijehos dhe Çalhanoglusë.

Related posts

SUPERSFIDA/ Kukësi-Skënderbeu, formacionet zyrtare. Cungu bën ndryshim në sulm

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Mposhti konkurencën e Tiranës dhe të Shkëndijes, sulmuesi Cventanovski transferohet tek klubi…

Delo.autor

Kovacic kthehet në Serie A, te rivali i madh i Interit

Sadik.Autor

Leave a Comment