Futboll Seria A Sport

DISFATA NDAJ LAZIOS NË “SAN SIRO”/ Flet trajneri Pioli: 95 minuta pa frikë, tek “Kuqezinjtë” nuk…

Loja e mirë pa rezultat nxjerr çdo gjë në plan të dytë. E di mirë Stefano Pioli, që sheh ekipin e tij të shkërmoqet përsëri me dy gola kundërshtarë të stisur nga gabime vetjake. Nga Roma (1 javë më parë) te Lacio, rruga duket e shkurtër, pavarësisht se në mes ishte fitorja me SPAL-in.

Në konferencën për shtyp, tekniku kuqezi mundohet të shpjegojë çfarë i mungon kësaj skuadre, e cila dje regjistroi disfatën e gjashtë sezonale.

Ndiheni në një labirint?

Jo, sepse skuadra po rritet. Duhej të fitonim për shumë arsye dhe patëm rastet tona. Rruga është e duhura edhe pse duhet të ecim ende shumë. Pashë një ekip që luftoi për 95 minuta, që u gjend në disavantazh, por që për asnjë moment nuk u tremb. Në disa momente gabuam në kohën e vertikalizimit, por tashmë ndeshjet i përballojmë pa frikë.

Në minutat e fundit, a nuk ju duket se skuadra bie fizikisht?

Rëniet janë pjesë e ndeshjes dhe mund të ndodhin. Lacio pati rastet e saj, siç patëm ne tonat, pavarësisht se golat i pësuam kur ishim në superioritet numerik dhe kjo është e pafalshme. Rivali kishte pushuar një ditë më shumë dhe mendoj se ai që programon kalendarët, duhet të ketë më shumë respekt për Milanin.

Mendoni se po e përdorni më tepër në sulm sesa duhet Herndandezin?

Mbase, por nëse një lojtar sulmon, ka udhëzime dhe se kush duhet të mbulojë hapësirat. Nevojitet më shumë shpejtësi dhe vëmendje për të analizuar lëvizjet e rivalëve, por edhe puna me ekuilibrat është ende e madhe.

A ju zhgënjeu paraqitja e Leaos?

Prisja më shumë prej tij, sepse ka shpejtësi dhe duhet të na ndihmonte në duelet një kundër një. Ajo që Leao i dha sot skuadrës nuk është në proporcion me cilësitë e tij dhe ai e di.

Sa po ndikojnë gabimet individuale?

Nuk kam për të drejtuar kurrë gishtin ndaj lojtarëve të mi, por duhet të dinë se rezultatet vijnë nëpërmjet punës dhe sakrificës. Jemi të rinj në moshë, por duhet të tregohemi të pjekur dhe të kuptojmë se si interpretohen momentet e ndryshme të ndeshjeve. Një lojtar si Bakajoko do të na bënte punë, por s’e kemi e duhet të luajmë ndryshe.

A është mbrojtja me tre një zgjidhje?

Ndaj Lacios luajtëm për një pjesë të mirë me atë modul, sepse Rebiç mbulonte Luliçin. Rëndësi nuk kanë skemat, por interpretimi që gjithkush bën. Sot (dje) humbëm ndaj një ekipi që meriton të jetë në pozicionin që ka.

Related posts

“MENDOVA TË LË FUTBOLLIN…”/ Futbollisti i kombëtares shqiptare rrëfen vështirësitë

Delo.autor

Kampionati shumë pranë/ SKËNDERBEU mbetet skuadra për t’u mundur

Isa.Autor

STATISTIKAT/ 197 ditë pa humbje, ja si Milani po përgatit titullin

Delo.autor

Leave a Comment