Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ERGYS KAÇE SHKËLQEN ME EKIPIN E RI/ Ja çfarë ka bërë mesfushori shqiptar në ndeshjen e fundit (VIDEO)

AEL Larisa ka arritur të marrë një fitore të çmendur në shtëpi përballë OFI Kretës me rezultatin 3-2, aty ku fillimisht e kanë parë veten në disavatazhin e dy golave. Titullar në këtë takim, ishte edhe mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe i cili ka kontribuuar edhe me një asist në golin e parë.

Që në minutën e 4, Semedo ka kaluar në avantazh OFI-n teksa 3 minuta më vonë ka shënuar edhe golin e dytë Tsilindis. Në minutën e 14, Kaçe ka dhënë një krosim mjaft të saktë në zonë, aty ku Moras e ka çuar topin në rrjetë duke shënuar për 1-2.

Në pjesën e dytë, ka qenë radha e Miloslavljeviç për të shënuar golin e barazimit. 10 minuta para fundit, Dauda ka realizuar edhe golin e tretë për skuadrën e tij, duke vulosur fitoren në javën e nëntë, fitore kjo që e ngjit AEL-in në vendin e pestë.

Related posts

E PAPRITUR/ Ishte në stadium për të parë kombëtaren, policia befason presidentin e federatës së futbollit

Delo.autor

RRËFEN EMOCIONET PËR PRANINË E TIFOZËVE NË “ANFIELD”/ Klopp: Zhurma që bënin, po dridhesha… (VIDEO)

Delo.autor

“KU ËSHTË CR7”? ​Tifozët e Barcelonës këndojnë për Ronaldon në Bernabeu

F.autor

Leave a Comment