Futboll

Lionel Messi shënon më shumë se ekipet në La Liga

Lionel Messi është golashënuesi më i mirë i La Liga këtë sezon. Deri tani në javën e 28, nga 72 golat e gjithë skuadrës së Barcelonës, 24 janë shënuar nga argjentinasi. Rekordi i tij është i krahasueshëm madje edhe me golat e një skuadre të tërë.

Numri 10 i Barcelonës ka shënuar një gol më shumë se Levante dhe Leganes që kanë nga 23. Nga një gol më shumë se Messi, 25, kanë shënuar edhe Alaves dhe Deportivo La Coruna. Nga të gjithë golat, Messi ka shënuar vetëm 2 herë me penallti ndërsa të tjerët me aksion.

Një nga lojtarët që kanë influencuar futbollin këto vitet e fundit mund të krahasohet madje edhe me klube në kampionatet më të mirë. Madje interesant është fakti se që prej 1 Janarit të 2010, Lionel Messi ka shënuar për Barcelonën 445 gola, ndërsa Stoke City në Premier League në të njëjtën periudhë ka shënuar 444.

Jo më kot lehtësia me të cilën ai shënon është krahasuar si në lojërat e ‘Play Station’.

Related posts

Zvonimir Boban do të ndryshojë futbollin me tre rregulla

Sadik.Autor

Konfirmohet një largim nga Reali: Nuk po luan, dëshiron të huazohet

Q.Autor

ERIKSEN VENDOS DEFRIBILATOR NË ZEMËR/ Karriera e futbollistit të Danimarkës në dilemë të madhe

Delo.autor

Leave a Comment