Futboll Sport

DEL VIDEO/ “Shpërthen” futbollisti i Monacos, godet monitorin e VAR

Monaco u mposht nga Saint Etienne 1-0 në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në Ligue1.

Mirëpo përveç rezultatit në këtë ndeshje pati dhe një episod, ku protagonist kishte mbrojtësin e Monacos, Ruben Agilar.

Agilar, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 92’, pasi ndaloi një nga kundërshtarët e tij që po shkonte në drejtim të portës, në mënyrë të parregullt.

Pas konsultimit me VAR, arbitri vendosi që të ndëshkojë mbrojtësin francez me karton të kuq, duke e lënë Monacon me 10 lojtarë. I mërzitur shumë nga ndëshkimi i arbitrit në fundin e ndeshjes, lojtari nuk ia doli të kontrollojë nervat e tij.

Agilar gjatë daljes së ti nga fusha e lojës, goditi me shkelm monitorin e VAR-it, duke e shkatërruar.

Për më shumë shikoni videon:

Related posts

Klubet e Mançesterit dhe Arsenal në garë për yllin e Napolit

Q.Autor

GOLI I MBRETIT EGJIPTIAN BËHET VIRALE/ Shikoni si Van Dijk feston golin e Salah 5 sekonda para se të shënonte (VIDEO)

Delo.autor

FLET MBI KUJTIMIN MË TË BUKUR SI FUTBOLLIST/ Neymar zgjedh fitoren e Barcelonës kundër…

Delo.autor

Leave a Comment