Futboll Sport

NDODH E PABESUESHMJA/ Legjenda braziliane sponsorizon transferimin e Neymar tek…

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi ka hedhur prozhektorët e spektaklit nga Seria A.

Ylli luzitan firmosi në verën e vitit 2018 për klubin bardhezi, duke lënë Realin e Madridit për shifrën e 100 milionë eurove.

Ndërkaq, ish portieri i Interit, Julio Cesar ka sponsorizuar yllin që duhet të vishet zikaltër. Në një intervistë për kanalin “YouTube Que Partidazo”, ish fituesi i Champions League me italianët në vitin 2010 u shpreh:

“Nëse Neymar do të shkonte të luante te Inter, situata do të bëhej shumë interesante. Do të kishte një derbi italian midis brazilianit dhe Cristiano Ronaldos. Në këtë mënyrë, futbolli Italian do të kthehej në qendër të gjithçkaje,” deklaroi Cesar.

40 vjeçari kaloi shtatë sezone me fanellën e Interit, ku u aktivizua në 228 ndeshje.

Related posts

Kristal Abazaj debuton me Anderlechtin në Belgjikë

Sadik.Autor

RIVAL NGA SUPERIORJA/ Ja me kë do të luajë Kukësi në miqësore para ndeshjeve të Europa League

Delo.autor

ARSENAL-DUNDALK/ Rikthehet mbrojtësi Mustafi, Granit Xhaka titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment