Futboll Premier League Sport

I THEU KËMBËN ANDRE GOMES/ Federata Angleze jep vendimin për yllin e Tottenham…

Heung-min Son përjetoi një moment shumë të keq ditën e dielë, teksa pas një ndërhyrje ndaj Andre Gomes, i theu këmben këtij të fundit.

Një ndërhyrje e cila nuk ishte shumë e ashpër, por që i kushtoi shumë rëndë futbollistit të Evertonit. Pikërisht këtë moment, sulmuesi korean e përjetoi shumë keq, teksa shpërtheu në lot direkt pas dëmtimit të kundërshtarit të tij.

Për këtë ndërhyrje, Son u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri, me Totenhemin që apeloi këtë vendim, pasi nuk ishte një ndërhyrje e rrezikshme, dhe Gomez pësoi thyerjen pas përplasjes edhe me lojtarët e tjerë.

Ditën e sotme Federata Angleze e Futbollit ka pranuar apelimin e “Spërsave” për kartonin e kuq dhe e kanë falur sulmuesin për ndeshjen e ardhshme. Në këtë mënyrë 27-vjeçari mund të aktivizohet që në fundjavë, kur Totenhemi do të luajë me Shefild Junajtid.

Related posts

I HABIT TË GJITHË/ Trajneri rival: Boll qëndroi tek City, sezonin tjetër De Bruyne do të luajë me…

Delo.autor

PSG-BAYERN MUNICH/ Boks në stërvitje, ja plani i trajnerit Flick kundër “francezëve”…

Delo.autor

YLLI I LIVERPOOLIT SHPËRTHEN NË LOT NË FUSHË/ Fishkëllehet nga tifozët e Kombëtares (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment