Gossip Sport

“Vetëm një ditë pushimesh dhe e binda”, foto provokuese nga Turqia

Viky Varga dhe Graziano Pellé po kalojnë së bashku pushimet në Turqi. E siç ndodh rëndom në të tilla raste, një bukuroshe si hungarezja nuk mund t’i shpëtonte rasti për të shkrepur disa foto përvëluese nën rrezet e diellit, e rehatisë së pamasë.

Modelja e padëgjuar më parë derisa u lidh me futbollistin italian, – edhe ky jo me një trashëgimi të pasur sportive në Itali apo me Kombëtaren axurre, përveçse për një episod gjatë ndeshjes Itali-Gjermani, ku paralajmëroi Neuerin se 11-metërshin do ta gjuante në formë parabole, por faktikisht e nxori jashtë, – është vënë në qendër të vëmendjes së medieve rozë italiane, pikërisht për fotot sensuale që publikon gjatë pushimeve të sponsorizuara nga bashkëshorti i saj, që çuditërisht dhe për fat, përfiton një pagë të majme te Shandong Luneng, në kampionatin kinez.

“Vetëm një ditë pushimesh dhe arrita ta bind Grazianon të bëjmë disa foto”, shkruan ajo në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta të fansave të saj për fotot që nuk janë edhe aq të zakonshme.

Related posts

PARMA-JUVENTUS/ Ndizet sfida me Kulusevski-CR7, realizojnë 2 gola në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NË MERKATON E VERËS/ Juventus bën tjetër goditje me kosto zero në Premier, ja problemi i vetëm

Delo.autor

TËRBOHET REPERI I NJOHUR/ NOIZY TALLET KEQ edhe pas fitores se kombëtares, thotë se…

Isa.Autor

Leave a Comment