Futboll Sport

CHAMPIONS/ Ndalet Barcelona në “Camp Nou”, barazim historik për çekët

U luajtën dy takimet e para të ditës së sotme në Champions League, dhe nuk munguan rezultatet surprizë.

Barcelona u ndal në një barazim pa gola, brenda në shtëpi përballë Slavias së Pragës. Me Piter Olainkën titullar, ekipi çek u mbrojt mirë gjatë 90 minutave në “Camp Nou”, përballë “breshërisë” së goditjeve të katalanasve.

Në disa raste portieri i Slavias bëri heroin, ndërkohë që një gol iu anulua katalanasve me VAR në minutën e 60-të. Në minutën e 93-të, pati edhe një pretendim të vendasve për penallti, por pasi u rishikua në VAR, arbitri Oliver vijoi lojën. Në fund, u mbyll pa gola, dhe Barcelona mban vendin e parë me 8 pikë, ndërsa Slavia e fundit me 2 pikë.

Në takimin tjetër, Lajpcigu fitoi pastër me shifrat 0-2 në transfertë ndaj Zenitit. Golat për gjermanët u shënuan nga Deme dhe Sabitzer, nga një për çdo pjesë, dhe tashmë ata marrin vendin e parë me 9 pikë.

 

Related posts

POZON NUDO/ MOTRA e talentit të Romës nuk di të ndalet, I TËRBON të gjithë në Itali (FOTO)

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ A do të jepet titulli kampion nëse mbyllet sezoni? Italia ka vendosur!

Delo.autor

SFIDA NDAJ BYLIS/ Ja formacioni i “Demave” dhe dilema e vetme për trajnerin Lerda

Delo.autor

Leave a Comment