Futboll Seria A

Chiellini: Guardiola ka shkatërruar futbollin italian

Giorgio Chiellini ka folur për “Daily Mail”. Mbrojtësi i Juventus dhe i kombëtares së Italisë ka dhënë mendimin e tin në lidhje me mospjesëmarrjen në Kupën e Botës: “Do të jetë e dhimbshme ta shohim Botërorin nga shtëpia. Nuk arrij ta imagjinos, do të jetë një muaj shumë i vështirë”.

Italiani ka folur edhe për Pep Guardiola-n: “Dikur kishim Baresi, Bergomi, Scirea dhe shumë të tjerë… tani nuk prodhojmë më mbrojtës. Guardiola ka rrënuar futbollin tonë. Në 10 vitet e fundit, trajnerët tanë kanë kërkuar ta imitojnë pa pasur aftësitë e tij dhe kanë humbur identitetin e tyre”.

“Nuk nxjerrim më mbrojtës të nivelit të lartë prej dhjetë vitesh, me përjashtim të Bonucci-t. Shpresoj që tani të kthehet vëmendja te futbolli italian. Mospjesëmarrja në Rusi 2018 është vetëm një provë e një problemi të dukshëm”, ka thënë mbrojtësi i Juventus-it.

Related posts

REAL- BAYERN/ Marselo luan hendboll në zonë, arbitri e fal dhe acaron gjermanët! (VIDEO)

Sadik.Autor

NJË SHQIPTAR PJESË E ATALANTËS/ Klubi e huazon në kampionatin kroat mesfushorin…

Delo.autor

Vdekja e Fadil Vokrrit/ Edi ​Rama: Do të mbetet legjenda e gjallë e futbollit në…

Sadik.Autor

Leave a Comment