Futboll Seria A Sport

ALEX SANDRO tek PSG/ JUVENTUS hidhet në sulm për mbrojtësin MADRILEN

Kur kanë mbetur më pak se dy javë deri në mbylljen e merkatos në Seria A (17 gusht), Juventusi shpreson të mos ketë nevojë për të rihapur kërkimet në repartin e pasmë. E përkthyer kjo do të thotë: dëshira e bardezinjve, gjithnjë e më konkrete, është që të jenë në gjendje të konfirmojnë Alex Sandron në krahun e majtë, me zgjatje të kontratës.

Nëse në shtëpi, Juventusi është mjaft i sigurt në konfirmimin e Alex Sandro, në Francë janë edhe më të bindur se në ditët e ardhshme, PSG do ta bëjë të vetin anësorin e majtë brazilian. Gjigandët francezë dëshirojnë të bëjnë goditjen cilësore për krahun e majtë të mbrojtjes dhe nuk është më sekret që Ancel Henrique, ish-menaxheri i Alex Sandro te Porto, është shumë i dashuruar me anësorin e Juventusit.

Një ofertë e padiskutueshme (jo më pak se 40-50 milionë euro) mund t’i ndryshojë skenarët dhe t’i detyrojë kampionët italianë të rishikojnë planet. Të paktën kështu bën me dije sot “Tuttosport”, torinezja shumë afër “Zonjës së Vjetër”.

Duke pritur rënien e Leonardo Spinazzola, që po lufton të rehabilitohet pas operacionit në ligamentet e gjurit, Beppe Marotta dhe Fabio Paratici do të ishin të detyruar të punësonin një zëvendësues për Alex Sandro. Ëndrra është gjithnjë Marcelo: mbrojtësi brazilian i Real Madridit, i cili mbetet një mik i madh i Cristiano Ronaldos.

Megjithatë, largimi i tij nga kampionët europianë nuk duket shumë i thjeshtë. Opsioni më i besueshëm mbetet Juan Bernat (Bayern Munich). Dhe syë e drejtuesve bardhezinj nuk i ndahen Emerson Palmierit. Chelsea mund të lashojë ish-lojtarin e Romës, që dje mbeti në stol kundër “qytetarëve”. Preferohet edhe në formë huazimi.

Related posts

PAS SHORTIT PËR BOTËRORIN 2022/ Trajneri Reja: Ky është grupi më i keq që mund të na binte, ideale do ishte…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndizet sfida Manchester City-Club Brugge, realizohen 2 gola për 2 minuta (VIDEO

Delo.autor

KURORËZON SHOKUN E TIJ TË EKIPIT DE LIGT/ Chiellini: Vetëm 20 vjeç por duket sikur ka mendjen e një 30-vjeçari…

Delo.autor

Leave a Comment