Futboll Premier League Sport

KËRKOHEJ NGA MILAN DHE INTER/ Drejt trasnferimit në kampionatin turk lojtari i Chelseat…

Pedro Rodrigez duket se do të largohet nga Çelsi në merkaton e janarit. Frenk Lampard po i jep shumë rëndësi lojtarëve të rinj dhe spanjolli nuk po gjen më hapësira në te londinezët.

Siç raporton “The Sun”, klubi turk i Fenerbahçes është gati ta rrëmbejë lojtarin, të cilit i skadon kontrata në verën e ardhshme.

Çelsi nuk do të dëshironte ta humbiste lojtarin me parametra zero dhe mund të pranonte ofertën e turqve, sado e vogël që të jetë.

Kujtojmë që Pedro ka luajtur për shumë vite me Barcelonën dhe është një lojtar jo me pak eksperiencë në arenën europiane. Ndërkaq emri i tij ishte dëgjuar edhe për Interin e Milanin në merkaton e verës, por Çelsi nuk rrezikoi duke larguar një lojtar si Pedro.

Related posts

“MIRËSEVJEN VËLLA!”/ “Kur ne po përjetonim genocid, ju na dhatë shpresë për liri”! Tifozët e Kosovës gjest mirënjohje ndaj Britanisë së Madhe

Delo.autor

MANCHESTER UNITED NË PANIK/ Ronaldo takim me drejtuesit e klubit, largohet nëse…

Delo.autor

“Asensio nuk është i lumtur, klubi i ka premtuar se është i rëndësishëm në projektin e Pochettinos”

Q.Autor

Leave a Comment