Futboll Sport

BARAZIM PA GOLA NË GJIROKASTËR/ Luftëtari dhe “Durrsakët” ndajnë pikët

Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja mes Luftëtarit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore.

Të dyja skuadrat kanë marrë nga një pikë në këtë sfidë. Skuadra e Shkëmbit ishte më kërkuese gjatë kësaj ndeshje, por edhe njëherë konfirmoi problemet që ka në sulm, për të gjetur rrugën e rrjetës.

Luftëtari nga ana tjetër tentoi me kundërsulme dhe me goditje jashtë zone, por nuk gjeti dot golin, që mund t’i jepte fitoren.

Kështu Teuta më këtë pikë shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Luftëtari ndodhet në vendin e nëntë me shtatë pikë.

Related posts

STARTON SOT KAMPIONATI SHQIPTAR/ Teuta fillon mbrojtjen e titullit, Partizani e sfidon në Elbasan

Delo.autor

Revolucion te Bayerni/ Shumë yje përgatitin largimin nga rekordmenët gjerman

Sadik.Autor

Marquez: Dua fitoren në Jerez, garoj para publikut tim

Sadik.Autor

Leave a Comment