Futboll Premier League Sport

U LARGUA NGA STOLI I JUVENTUS/ Nisin kontaktet me Allegrin rivalët e Liverpool…

Nga fundi i sezonit të kaluar Masimiliano Alegri është i papunë, pasi u largua nga stoli i Juventusit.

Megjithatë tekniku italian shumë shpejt do t’i japë fund papunësisë, pasi pritet të marrë drejtimin e një skuadre tjetër. Me shumë mundësi e ardhmja e 52-vjeçarit do të jetë në Premier Ligë, pasi disa skuadra nga ky kampionat e dëshirojnë në drejtimin e tyre.

Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme se Alegri mund të marrë drejtimin e Junajtid ose Totenhemit, për shkak të rezultateve të dobëta të këtyre ekipeve në këtë fillim kampionati. Por, sipas “Daily Star” një tjetër klub anglez ka nisur kontaktet me trajnerin, për t’i besuar stolin e ekipit.

Bëhet fjalë për Evertonin, të cilët kanë kontaktuar italianin, megjithatë kanë marrë një përgjigje negative nga Alegri, i cili kërkon një skuadër më të madhe.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Ronaldo nga shtrati me gruan dhe fëmijët: Mënyra më e mirë për të nisur ditën (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Liga e Kampionëve: Mbyllen pjesët e para, Roma e Valencia në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Coppa Italia: Mbyllet ndeshja Juventus-Inter. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment