Futboll Kategoria Superiore Sport

TRIUMFOJNË NDAJ “VERILINDORËVE”/ Laçi i falet Nwabueze dhe parakalon ekipin e Duros në renditje

Laçi doli triumfues në sfidën e javës së 12-të në Superiore, teksa mposhti me rezultatin e ngushtë 1-0 Kukësin në shtëpi.

Pjesa e parë nisi e vakët, por vetëm në minutën e 12-të pati një rast për vendasit. Nuabueze u fut shpejt brenda zonës, dhe Obanor e ndali, me sulmuesin që u rrëzua. Por, nuk pati penallti, edhe pse vendasit protestuan.

Minutat kalonin, por të dyja ekipet tregoheshin të kujdesshme, deri kur në minutën e 42-të, Teko pretendoi sërish për një penallti, pas një prekje me dorë të Kotobellit brenda zone, por sërish nuk ishte i këtij mendimi Hamiti.

Pjesa e dytë pa Laçin e Cungut me një tjetër marsh, dhe përpjekjet u shpërblyen në minutën e 63-të. Teqja ndali një top me dorë brenda zone, dhe kishte penallti për kurbinasit. Nga pika e bardhë, i saktë u tregua i përhershmi Nuabueze.

Pjesa tjetër e lojës pa vendasit që administruan avantazhin, ndërsa ekipi i Duros nuk u tregua për asnjë moment i rrezikshëm për portën e Stazhillës. Në fund, Laçi mori fitoren e kërkuar, dhe shkon në kuotën e 19 pikëve, duke parakaluar Kukësin, që ka një pikë më pak.

Related posts

Barcelona fiton me spektakël ndaj Gironës, shkëlqen dyshja Messi-Suarez

Q.Autor

Gonzalo Higuain i shënon gol të bukur Berishës

Q.Autor

STATISTIKAT/ Dominojnë në zotërimin e topit dhe rikuperime, “banda e Inzagkit” s’lodhet së luftuari

Delo.autor

Leave a Comment