Futboll Kategoria Superiore Sport

KUKËSI ME STADIUM TË RI/ Ndërtimi i tij do të kushtojë 5 milionë euro, ja kur nisin punimet…

Ditën e hënë, do të nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të ri të Kukësit.

Stadiumi i ri pritet të përfundojë brenda një viti , dhe sezonin e ri klubi verilindor mund t’i zhvillojë ndeshjet në shtëpi. Impianti i ri do të ketë një kapacitet prej 8 mijë vendesh, dhe ndërtimi i tij do të kushtojë 5 milionë euro, të cilat do të financohen nga Qeveria shqiptare dhe FSHF-ja.68507306_1828818603930145_2338416582352437248_n

Këtë e njofton vetë Kukësi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Njoftim i Klubit! Ditën e hënë, me datë 5 gusht 2019 ora 10:00, nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit të Kukësit. Kreu i bashkisë Kukës, Safet Gjici do të inagurojë fillimin e ndërtimit të impiantit të ri sportiv, fusha e të cilit do të jetë me bar natyral, standarde europiane si dhe kapacitet deri në 8 mijë shikues, duke plotësuar kështu elementët për të zhvilluar në këtë stadium ndeshjet ndërkombëtare.

Një fond prej 5 milionë eurosh në një bashkëpunim mes Qeverisë shqiptare dhe FSHF-së, do të mundësojë ndërtimin e këtij impianti brenda një viti. Ftojmë Median, ish-sportistë, tifozët dhe dashamirësit e Fk Kukësit që të marrin pjesë në ceremoninë e inagurimit të kësaj vepre mjaft të rëndësishme sportive! Klubi ynë e ka vuajtur mungesën e një stadiumi të tillë, sidomos këtë sezon futbollistik, gjë që ndikoi dhe në rezultate, pasi loja në prani të tifozerisë është më rezultative.

Parashikohet që të punohet me ritme të larta dhe pas një viti ekipi t’i rikthehet qytetit dhe tifozërisë që e ka ndjerë mungesën e tij. Gjatë 7 sezoneve futbollistike në Kategorinë Superiore, skuadra jonë ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në kupat e Europës. Në arenën kombëtare ka arritur të fitojë një herë titullin Kampion dhe dy herë Kupën e Shqipërisë.”, shkruan ekipi verilindor.67688758_1828818650596807_6344944032350732288_n

Related posts

E TRISHTË/ INFEKSION I RËNDË: Kampioni olimpik MBYLL para kohe sezonin

Isa.Autor

U SHORTUAN ME JUVENUTS NË CHAMPIONS/ Lyon përgatit tre goditje për në merkaton e janarit

Delo.autor

BEFASON Tite/ “Neymar është shembull i KEQ për fëmijët, edhe për djalin tim…

Isa.Autor

Leave a Comment