Futboll Sport

U SULMUA NGA KORET RACISTE/ Sulmuesi brazilian largohet nga loja mes lotësh (VIDEO)

Racizmi është një nga çështjet më të diskutuara në futboll kohët e fundit, teksa shpesh herë nga ky fenomen janë prekur lojtarë të ndryshëm.

Futbollisti që është prekur së fundmi, është sulmuesi brazilian Taison, i cili aktivizohet tek ukrainasit e Shaktar Donjetskut. Ekipi i sulmuesit brazilian luante ditën e sotme derbin, ndaj Dinamos së Kievit, me këta të fundit që triumfuan me rezultatin 1-0. Në minutën e 86’, tifozët e Dinamos nuk i kursyen koret raciste në drejtim të brazilianit Taison.

Ky i fundit i irrituar nga thirrjet në drejtim të tij, mori topi dhe e gjuajti nga tifozët, duke iu drejtuar edhe gishtin e mesit. Menjëherë arbitri e ndëshkoi me karton të kuq lojtarin për gjestin, ndërsa ky i fundit u largua nga fusha e lojës me lot.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Rayo Vallecano. Rezultati 2-1

Delo.autor

Seria B/ Ditë e zezë për shqiptarët, vetëm Aliji mban lart flamurin

Sadik.Autor

E BUJSHME/ 75 milionë euroshi thyen paktin me Barcelonën, ja me çfarë e joshi PSG-ja

Delo.autor

Leave a Comment