Futboll Premier League Sport

“KEMI BËRË NJË NDESHJE SPEKTAKOLARE”/ Rrëfehet Guardiola humbjes: Nëse Liverpool fiton titullin, do jemi i pari që…

Mançester Siti u mposht nga Liverpuli ditën e sotme me rezultatin 3-1, në fushën e këtyre të fundit. Një ndeshje që dhuroi spektakël nga të dyja ekipet, me skuadrën e Klop, që u tregua më cinike para portës.

Menjëherë pas përfundImit të sfidës, trajneri i Sitit ka dhënë një intervistë, ku shprehet se zhvilluan një ndeshje shumë të mirë. “Sot treguam pse ne jemi kampionët. Mënyra se si ne luajtëm në këtë stadium është me të vërtetë e pabesueshme. Jam krenar më shumë se kurrë më parë për ekipin tim. Kemi bërë një ndeshje spektakolare, ndaj ekipit më të fortë në Europë.

Penalltitë e mohuara? Kjo është një pyetje për arbitrat, duhet të pyesni ata jo mua, ne bëmë punën tonë në fushën e lojës. Kishim shumë mungesa, dhe duke parë këtë, kjo ishte një nga performancat më të mira që kemi bërë. Titulli? Fundi i kampionatit është pas 7 muajve, dhe nëse Liverpuli e fiton atë, do të jem i pari që do t’i uroj.”, u shpreh tekniku spanjoll.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Inter transferohet klubi i Serie A… (FOTO)

Delo.autor

SPEKTAKËL NË “SAN SIRO”/ Milan mposht me “POKER” Kampionët e Italisë

Delo.autor

RONALDO do Championsin me Juven/ Vjen reagimi BEFASUES i ROONEY, nëse CR7 vendos objektiva…

Isa.Autor

Leave a Comment