Bundesliga Futboll Sport

PLAS SKANDALI NË BUNDESLIGA/ Ja momenti kur lojtari përplas në tokë trajnerin kundërshtar (VIDEO)

Frajburgu ku luan edhe mesfushori i Kombëtares, Amir Abrashi, ka mposhtur me rezultatin 1-0, Aintraht Frankfurtin.

Megjithatë ajo që po diskutohet pas kësaj ndeshje, nuk është rezultati, por një episod i ndodhur në minutat e fundit. Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, lojtari i ekipit mik David Abraham, në përpjekje për të marrë topin, goditi trajnerin e Frajburgut, duke e përplasur këtë të fundit në tokë.

Menjëherë pas kësaj reaguan lojtarët vendas që ishin në stolin e rezervave, duke nisur edhe një sherr mes tyre. Pas këtij episodi arbitri i ndeshjes ndëshkoi me karton të kuq, Abrahamin, i cili tashmë pritet të marrë edhe një dënim nga federata.

Për më shumë shikoni videon me përplasjen:

Related posts

CHAMPIONS/ Atletico Madrid ndalet në Rusi, vuajtjet e Oblak vazhdojnë

Delo.autor

RRËFEN PRAPASKENAT/ Mbrojtësi Teqja: Përballja me Milanin, kujtimi më i bukur i karrierës sime

Delo.autor

Griezmann tek Barcelona, ja cili futbollist po e pengon këtë transferim

Q.Autor

Leave a Comment