Futboll Sport

ITALI-SPANJË/ Nga fusha te vendet në autobus, ja besëtytnitë e “Azzurrëve”

Futbolli mbart aq spektakël, por në të njëjtën kohë edhe aq tension, sa të shtyn ndonjëherë që të krijosh disa vese, disa besëtytni te të cilët mendon se nëse i ndryshon mund të të sjellin ters.

Këto veprime të përsëritura gjithsesi deri tani i kanë sjellë shumë fat Italisë, ndonëse pak i kanë vënë re ato, duke qenë se duhet të jesh pjesë e atij grupi për t’i kuptuar duke jetuar çdo ditë me ta. Dy pjesëtarët e stafit, De Rosi e Lombardo, por së bashku me Bonuçin bëjnë gjithmonë palexho në mesfushë, përpara startit të ndeshjeve.

Donaruma pozicionohet gjithmonë në portën në të majtë të tribunës qendrore gjatë nxehjes dhe nuk ndryshon kurrë ritualin: prek shtyllën e majtë me dorën e majtë; të djathtën me dorën e djathtë, më pas prek traversën me dy duar, pasi ka vënë këmbët mbi vijën fatale. Imobile gjithashtu del gjithmonë i treti në rresht, prek fushën me këmbën e majtë, ndërsa shkon deri të porta në të majtë të tribunës qendrore duke ndjekur vijëzimet e fushës.

Shefi i delegacionit, Xhanluka Viali, hipën gjithmonë i fundit në autobus, dje para nisjes drejt Londrës desh e harruan në Koverçano nga nxitimi. Ndërkohë, dy besëtytni të tjera për grupin në përgjithësi për mospërmendja e fjalës trofe dhe mbajtja e fshehur e lojtarit që do të dalë në konferencë për shtyp.

Related posts

TË PAPËRMBAJTSHËM/ Esposito dhe Lukaku “shkatërrojnë” Genoan, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

E PAIMAGJINUESHME/ Shënohet me akrobaci GOLI më i jashtëzakonshëm në histori (VIDEO)

Isa.Autor

INTER ME PËRFORCIME TË MËDHA/ Sulmi për Champions i Contes, me Lukakun, Cavanin e… Lautaron

Delo.autor

Leave a Comment