Futboll Shqipëri Sport

MBYLLET NDESHJA TESTUESE/ Ja kush merr fitoren e parë në “Arenën kombëtare”

U zhvillua ditën e sotme në stadiumin e ri Kombëtar në kryeqytet sfida mes Vllaznisë dhe Apolonisë, e vlefshme për kampionatin e femrave, e cila shërbeu edhe si test për impiantin modern, në prag të sfidës ndaj Francës.

Vajzat shkodrane triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj atyre fierake, duke u konfirmuar kështu si skuadra për t’u mposhtur në futbollin e femrave.

Golin e parë në stadiumin e ri Kombëtar, e shënoi futbollistja e Vllaznisë, Arbiona Bajraktari, në minutën e 78-të.

Kujtojmë që Bajraktari është pjesë edhe e ekipit Kombëtar të femrave.

Skuadra shkodrane nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 80-të dyfishoi rezultatin me anë të Esi Lufos.

Pas një goditje fantastike të Megi Doçit nga afro 35 metra, topi u përplas në traversë, teksa Lufo e shtyu drejt rrjetës nga fare pranë vijës fatale.

Related posts

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta trajneri i atletikës shqiptare, nuk e mposhti dot sëmundjen e rëndë (FOTO)

Delo.autor

E DHIMBSHME/ DËSHTOI në 3 OPERACIONE, ish-ylli KROAT pret VDEKJEN

Isa.Autor

MESSI I RI/ INTERI sfidon REALIN për TALENTIN argjentinas, gati SUPER OFERTA

Isa.Autor

Leave a Comment