Futboll Premier League Sport

“KRITIKAT E TIFOZËVE JANË TË DREJTA”/ Flet mesfushori Xhaka: Duhet të jeni të sigurt që…

Granit Xhaka po kalon një periudhë shumë të vështirë te Arsenali kohët e fundit, për shkak të problemeve që ka me tifozët.

Për shkak të ngjarjeve të ndodhura në ndeshjen me Kristal Palasin, mesfushori ka marrë edhe më shumë kritika nga tifozët. Lojtarit i është hequr tashmë edhe shiriti i kapitenit, teksa thuhet se një largim i tij në merkaton e janarit, është i pashmangshëm.

Xhaka është rikthyer të flasë për situatën aktuale të tij, teksa në një internistë të dhënë së fundmi është shprehur: “Duhet të jeni të sigurt unë po vazhdoj të jap më të mirën në stërvitje. Çdo gjë po shkon mirë përsëri, jam stërvitur mirë këtë javë, dhe mezi po pres detyrat e mia të ardhshme. Tifozët gjithmonë kanë qenë pjesë e jetës sime futbollistike.

Gjithmonë kam pasur shumë respekt për tifozët, për entuziazmin e tyre dhe vështirësitë që ata durojnë për të mbështetur lojtarët. Kritikat e tyre kur janë të drejta, iu bëjnë të rriteni si lojtar. Fuqia dhe energjia që ata të japin gjatë ndeshjes, e bëjnë çdo futbollist të dashurohet edhe më shumë me këtë sport.”, u shpreh Xhaka.

Related posts

“DO TË RIKTHEHEMI PËR TITULL PAS…”/ Allegri pas vendimit: Skualifikimi? Nuk ka asgjë për të shtuar

Delo.autor

HUMBJA ME GJEORGJINË E PAFALSHME/ Kosova shkarkon trajnerin Shaland

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Leeds shokon kampionët, Alisson dorëzohet përballë sulmuesit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment