Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË PA CR7/ Juventus i falet Dybalas

Juventusi ka mposhtu me rezultatin 1-0 Milanin ditën sotme, në një ndeshje ku nuk mungoi spektakli.

Të dyja ekipet bënë një lojë të hapur, duke tentuar disa herë portën e njëra-tjetrës. Një pjesë e parë me shumë raste, ku vlen të theksohet paraqitja e shkëlqyer e ekipit kuqezi. Skuadra e Piolit tentoi disa herë të hapte sfidën, por pa sukses, kjo edhe për shkak të portierit Shezni, i cili ishte një nga më të mirët në fushë. Janë zëvendësimet ato që bëjnë diferencën, dhe kështu ndodhi edhe në këtë ndeshje.

Në minutën e 55’, Sarri hedh në fushë Paulo Dibalën, dhe largon Kristiano Ronaldon. Zëvendësim ky i qëlluar nga tekniku italian, pasi në minutën e 77’, ishte pikërisht sulmuesi argjentinas, i cili shënoi për “Zonjën”, pasi dribloi disa mbrojtësa të Milanit.

Pikërisht këtë avantazh Juventusi e menaxhoi deri në fund, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, që e ngjit atë përsëri në vendin e parë me 32 pikë, ndërsa Milani renditet në vendin e 14-të me 13 pikë.

Related posts

Arsenal ka gjetur dyshen e ëndrrave/ Lacazzete dhe Aubameyang “fundosin” Evertonin

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Flamurtari-Luftëtari. Rezultati 1-1

Delo.autor

STATISTIKAT/ Forma dhe golat, Ibrahimovic ndez zjarrin e… Milanit

Delo.autor

Leave a Comment