Futboll Sport

“JEMI NJË GRUP I MADH”/ Kastriot Dermaku flet pasi mundi Romën: Është bukur të fitosh ndaj një skuadre të madhe

Kastriot Dermaku është kthyer në një nga shtyllat e mbrojtjes së Parmës në Serinë A.

Futbollisti i përfaqësueses shqiptare po luan rregullisht e për më tepër po bëhet protagonist në ndeshje të rëndësishme të skuadrës së tij, që sot ka mundur Romën 2-0 dhe duket se po lufton për Europën më shumë se për mbijetesën që mbetet objektivi primar.

“Na mungonte një fitore kështu. Kishim kaluar në avantazh ndaj Interit e Fiorentinës, por nuk kemi arritur t’i mbyllim ndeshjet. Sot ia dolëm dhe jemi shumë të lumtur. Por do të qëndrojmë me këmbë në tokë, edhe pse të fitosh ndaj një skuadre të madhe është gjithmonë e bukur”, tha ai për “Sky Sport” pas sfidës.

“Jemi një grup i madh, kjo është e rëndësishme gjithmonë në një skuadër që do të mbijetojë. Seria A është shumë e vështirë, ne duhet të bëjmë sa më shumë pikë që të jetë e mundur dhe të mundohemi të argëtohemi. Objektivi ynë mbetet mbijetesa, pastaj sigurisht që do të zbresim në fushë për të fituar, sa më parë të sigurojmë pikët për mbijetesën, aq më mirë është”, tha mbrojtësi shqiptar.

Related posts

E ARDHMJA YLLIT TË ATLETICOS/ Simeone: Godin tek “Zikaltërit”? Është thjeshtë një….

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Jurgen Klopp tallet me Mourinho-n pasi Salah shënon katër golat që “vranë” Watford

Q.Autor

KONFERENCA PËR SFIDËN NDAJ FRANCËS/ Flet Hysaj: Tifozeria jonë, një ndihmesë e madhe…

Delo.autor

Leave a Comment