Futboll Seria A

Milani afër marrëveshjes me katalanasit për yllin brazilian

Milani mund të sjellë në huazim mesfushorin brazilian Arthur, pasi ky i fundit të ketë përfunduar një transferim të përhershëm në Barcelonë. Mësohet se katalanasit janë pranë nënshkrimit me Arthur nga Gremio dhe “Calciomercato.com” raporton se 22-vjeçari do të huazohet menjëherë drejt Milanit. Katalanasit tashmë kanë tre lojtarë ekstra-komunitar në gjirin e tyre, ndërsa kuqezinjtë nuk e kanë plotësuar këtë këtë numër.

Mesfushori që është grumbulluar edhe nga kombëtarja e Brazilit do të huazohet për dy vite në “San Siro” ndërsa kuqezinjtë do të paguajnë 5 milionë euro. Arthur konsiderohet si një nga yjet më të mëdhenj të Amerikës së Jugut, duke shkëlqyer me Gremion në Copa Libertadores vitin e kaluar. Gjithashtu edhe Interi dhe Liverpool-i ka shfaqur interes për të nënshkruar me 22-vjeçarin. Klopp e shikon Arthur si zëvendësuesin ideal të Philippe Coutinho.

Related posts

Matic tallet me Lukaku në “Instagram”…

Sadik.Autor

SIGURUAN TITULLIN KAMPION/ Mbappe ndëshkon dy herë ish-skuadrën e tij, ja gjesti që bën (VIDEO)

Delo.autor

EVERTON-LIVERPOOL/ Gol dhe rekord për Sadio Mane, Keane barazon derbin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment