Futboll Sport

U TRANSFERUA TEK LEGIA/ Ernest Muçi bëhet një nga blerjet më të shtrenjta në Superligën e Polonisë

Ernest Muçi është një nga blerjet më të shtrenjta gjatë merkatos dimërore 2021 në Poloni. Sulmuesi 19-vjeçar u transferua nga Tirana tek Legia e Varshavës për një shifër prej 500.000 eurosh dhe ndërkohë në shtetin polak nuk kanë humbur kohë për të bërë bilancet e blerjeve më të shtrenjta të Superligës në Poloni.

Ish-sulmuesi i Tiranës renditet i dyti në këtë klasifikim, ku para tij ndodhet Jesper Karlstrom I cili kaloi nga ekipi suedez Djurgarden tek Leh Poznan për një shifër prej 800.000 eurosh.

Një arritje e madhe për Muçin I cili mund të krenohet edhe me faktin se është transferimi i dytë më I shtrenjtë për mertkaton dimërore në Poloni.

Related posts

EFEKTI MOU/ Kumbulla nxjerr veten nga merkato, Juric mbetet thatë

F.autor

NJË FINALE PA “PLESHTIN” DHE CR7 PAS 5 VITESH/ Po bien “Perënditë e futbollit”, vijnë kampionët e së ardhmes

Delo.autor

Sureale në rrugët e Moskës, ariu i bie vuvuzelës i hipur mbi xhip (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment