Futboll Sport

“NUK JENI TË MIRËPRITUR KËTU”/ Tifozët e PSG-së sulmojnë rëndë ultrasit e Marsejës

Rivaliteti midis PSG-së dhe Marsejës është shumë i madh, mjafton të kujtojmë incidentet e tifozëve të këtyre dy ekipeve.

Së fundmi ka pasur një përplasje tjetër mes dy tifozerive, dhe këtë herë jo në prag të ndeshjes, por gjatë një koncerti. Reperi francez Jul, i cili njihet edhe si një tifoz i flaktë i Marsejës ishte duke mbajtur një koncert, ndërkohë që kishte edhe shumë tifozë të Marsejës aty, me bluzat e ekipit të tyre të zemrës.

Të irrituar nga kjo situatë, tifozët e PSG-së mbanin aty një pankartë ku shkruhej “Marseja nuk është e mirëpritur këtu.”

Por nuk përfundoi këtu, pasi përveç pankartës, tifozët e PSG-së i sulmuan ata të Marsejës, duke ngjallur panik tek të pranishmit. Skena të frikshme këto, ku u desh ndërhyrja e policisë për tu qetësuar situata.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Vidal, Brozovic ndëshkon Sheriff Tiraspol me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Ronaldo: Telefonova Morattin dhe nuk më deshi më pas kalova tek Milan

Q.Autor

KUKËSI FITON KUPËN E SHQIPËRISË/ Tirana humb shansin për në Europa League

F.autor

Leave a Comment