Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“NDESHJE HISTORIKE PËR SHQIPËRINË”/ Flet mbrojtësi Mavraj: Disa Burra nuk duhen harruar, ne…

Mërgim Mavraj është mungesa e rëndësishme e kombëtares shqiptare në ndeshjen përballë Francës.

Gjithsesi, mbrojtësi 33-vjeçar ka menduar të qëndrojë afër ekipit, teksa në një status në rrjetet sociale ka pohuar se sot është një tjetër ditë historike, pas asaj pjesëmarrje në Europianin 2016.

Sot është një tjetër ditë historike për SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT! Një ditë e cila nuk është e rastësishme, sepse disa Burra që nuk duhen harruar, pavarësisht ku janë sot, dhanë gjithçka për ta futur Shqipërinë në hartën europiane. Luftuan për këtë fanellë, shkruajtën historinë më gërma të arta dhe kontribuan që të edhe brezat në vazhdim të kenë si pikënisje pikërisht Europianin 2016.

“Unë si kapiten i Kombëtarës dua t’i them Hallall atyre Burrave! Për djersën, sakrificat, dëshirën dhe sidomos ndjenjën e fanellës kuqezi. Sot, shtëpia jonë e re do të përurohet dhe ky gëzim i jashtëzakonshëm është i pakrahasueshëm. i tregojmë Europës se edhe ne, Shqipëria, edhe pse vend i vogël, kemi zemër dhe ambijce të madhe. Edhe ne mund të ndërtojmë stadium modern, edhe ne mund të shkruajmë historinë siç e bëmë,” shkruan Mavraj.

Lojtari i Greuther Furth vuan nga një dëmtim në shpatull, çka i kushtoi mungesën në listën e të grumbulluarve të Edi Rejës për dy sfidat e fundit eliminatore të Euro 2020 ndaj Andorrës dhe Francës.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Ylli i Juventus bën gjestin e bukur për luftën ndaj COVID-19

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ “Kuqezinjtë” shpërthejnë në festë, sulmuesi Broja ndëshkon Hungarinë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

NAPOLI-INTER/ Ja kur ka qenë fitorja e fundit e “Zikaltërve” në “San Paolo”

Delo.autor

Leave a Comment