Albanian Stars Futboll

Fiorin Durmishaj kualifikon Panioniosin në Kupën e Greqisë

Fiorin Durmishaj shëklqen në Kupën e Greqisë. Talenti i skuadrës së 21-vjeçarë kuqezi shënoi dy gola shumë të bukur në fitoren 4-1 të Panionisit ndaj Lamias në transfertë, duke qenë protagonisti kryesor në kualifikimin e ekipit të tij. Durmishaj, që është prej kohësh i stabilizuar në formacionin titullar të ekipit grek, i dha epërsinë që në fillimin e lojës Panionisit, duke ia bërë më të thjeshtë sfidën të tijve.

Në pjesën e dytë, Durmishaj realizoi dhe golin e 1-3, duke i dhënë një epërsi të dyfishtë Panionisit, pasi realizoi me një goditje me kokë. Në fund, skuadra e tij arriti të kalojë në raundin tjetër të Kupës, teksa kishte fituar dhe 1-0 ndeshjen e parë, ndërsa Durmishaj u vlerësua dhe si lojtari më i mirë i takimit. Gjatë këtij sezoni sulmuesi ka shënuar dhe 3 gola të tjerë në kampionat grek për Panionisin, duke dhënë një kontribut të vyer që ekipi i tij të qëndrojë në zonën europiane.

Related posts

Bale: Preferoj të shikoj golf para ndeshjeve të PSG-së…

Q.Autor

PRITET ZYRTARIZIMI TEK ARSENAL/ Agjenti i Magalhaes: Nuk paguan aq sa donim, por…

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË PREMIER LEAGUE/ Bielsa dhe Leeds marrin fitore mes “fishekzjarreve” dhe frikës

Delo.autor

Leave a Comment