Futboll Sport

DËMTIMI HORROR I 23-VJEÇARIT/ Do të qendrojë 5 javë larg fushave sulmuesi i Gjermanisë…

Minuta e 88-të në fitoren gjermane 4:0 kundër Bjellorusisë: Luka Valdshmid përplaset me portierin rival Aleksandr Gutor, i cili pa dashje e godet me shpatull në fytyrë.

Diagnoza e plotë e bërë ditën e djeshme është tronditëse për 23-vjeçarin që luan për Fraiburgun që raportohet të ketë një frakturë në mollëz, ndrydhje në gjurin e djathtë dhe tronditje në kokë.

Ajo e së shtunës ishte paraqitja e katërt në kombëtare për sulmuesin, i cili do të duhet të kalojë pesë javë larg fushave përpara se të rikthehet në dispozicion të skuadrës së klubit.

Sipas mediave gjermane, Valdshmid ka pësuar frakturën në fytyrë për shkak të përplasjes së fortë, teksa ndrydhja e gjurit ka ardhur gjatë rrëzimit kur ai ka vendosur këmbën në mënyrë të panatyrshme.gettyimages-1188066400-1024x1024

Lojtari do t’u nënshtrohet të tjera vizitave në ditët në vijim dhe nuk përjashtohet një ndërhyrje kirurgjikale për të korrigjuar krisjen e mollëzës.

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ ZYRICHIT/ Ancelotti: Mendoj se tani jemi më pranë trofeve se më parë

Delo.autor

Shqipëria nuk fal as në ndeshjen e dytë, mposhtë sërish Kosovën

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Pasuesi i Handanovic tek Interi mbërrin në Itali, ja përfitimet

Delo.autor

Leave a Comment