Futboll Seria A Sport

JUVENTUS MENDON PËR RINOVIMET/ Kampionët e Italisë “blindojnë” lojtarin e preferuar të Sarrit…

Leonardo Bonuçi është një nga lojtarët më të mirë te Juventusi, ku u rikthye para një sezoni, pasi kaloi një vit te Milani.

Mbrojtësi italian është një nga të preferuarit e teknikut Sarri, i cili e ka përdorur atë më shumë se të tjerët, dhe nuk e ka zëvendësuar asnjëherë.

Italiani ka treguar një formë të shkëlqyer, teksa është bërë një mur në mbrojtjen e bardhezinjve. Pikërisht për këtë formë të mirë të treguar, drejtuesit kanë menduar ta shpërblejnë atë.

“Zonja e Vjetër”, ka njoftuar rinovimin e kontratës me lojtarin deri në vitin 2024, teksa do të ketë edhe një rritje rroge, ku do të fitojë 7.5 milionë euro në sezon.

Related posts

PRAPASKENA E RINOVIMIT/ CHELSEA i ofroi HYSAJT një “MAL ME PARA” (DETAJE)

Isa.Autor

DUAN TITULLIN/ Skriniar I ETUR PËR SUKSES: Nuk jemi ne anti-Juventus, ne jemi…

Isa.Autor

SKANDAL NË BOKS TEK KATEGORIA “WBC”/ Britaniku pozitiv para sfidës por është lejuar të duelojë

Delo.autor

Leave a Comment