Futboll Sport

EURO 2020/ Holanda triumfon me manita, Gjermania tërmet “6 ballë dhe shkon si kryesuese në Europian

Gjermania ka triumfuar ndaj Irlandës së Veriut me rezultatin e thellë 6-1, duke mbyllur kështu këto kualifikuese të Euro 2020 në krye të Grupit C në kuotën e 21 pikëve, ndërkohë që kundërshtari i saj, në vendin e tretë me 13 pikë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Holanda e Koeman ka bërë autokritikë për barazimin e 3 ditëve më parë ndaj Irlandës së Veriut, duke mposhtur 5-0 Estoninë, në një ndeshje ku rezultati dhe golat kishin vetëm vlerë statistikore.

“Tulipanët” e kualifikuar zyrtarisht që një ndeshje më parë, nuk rivalizuan dot kreun me gjermanët, duke u mjaftuar me vendin e dytë në grup, në kuotën e 19 pikëve. Estonia në anën tjetër e mbyll Grupin C në vend të fundit me vetëm 1 pikë në 8 ndeshjet e zhvilluara në këto kualifikuese.

Related posts

SHTOHET ANKTHI TEK VLLAZNIA/ Ja përgjigjia e testit për COVID-19 e zv.trajnerit Plori…

Delo.autor

Shqiponja e Granit Xhakës në Rusi “rrënqeth” Ledri Vula

Sadik.Autor

SUPER OFERTA/ Mourinho përgatit një tjetër “ÇMENDURI” për Ivan Perisic

Isa.Autor

Leave a Comment