Futboll Sport

EURO2020/ Uellsi kualifikohet me dramë, Ramsey mposht Hungarinë

Grupi i vetëm që kishte llogari për të mbyllur në ndeshjet e mbrëmjes së sotme ishte ai E. Kroacia është kualifikuar si e para me 17 pikë, ndërsa Uellsi dhe Hungaria diskutuan në një ndeshje direkte se kush kalon për më tej.

Uellsi ia doli, pasi mposhti Hungarinë me rezultatin 2-0. Fitorja ishte alternativa e vetme për të besuarit e Rayn Giggs dhe ata nuk zhgënjyen. Aron Ramsey ishte heroi i ishullorëve. Lojtari i Juventusit shënoi golin e parë në minutën e 15′ pas një asisti të kapitenit Bale.

Ndeshja ishte e fortë dhe dyluftuar, por vendasit u qetësuan me fillimin e pjesës së dytë. Ramsey shënoi sërish për 2-0, në minutën e 47′. Ai vulosi fitoren dhe Uellsi ja doli të kualifikohej për më tej.

Vendi i tretë shkoi për Sllovakinë që mposhti Azerbajxhanin me rezultatin 2-0. Hamsik ishte heroi i vendasve me një asist për Bozenik dhe një asist personal. Azerët e mbyllën të fundit në grup me vetëm 1 pikë. Hungaria e mbylli në vendin e katërt pas humbjes me Uellsin.

Related posts

Kthehet në shtëpinë e varfër të fëmijërisë, Neymar shpërthen në lot (VIDEO)

Sadik.Autor

E PAZAKONTË NË SUPERIORE/ Episod komik në Korçë, shikoni çfarë i ndodh arbitrit Laver Alla (VIDEO)

Delo.autor

“MË MIRË QË NUK NA SHOHIN SI FAVORITË”/ Mbrojtësi De Ligt: Titujt dhe trofetë fitohen në fushën e lojës dhe…

Delo.autor

Leave a Comment