Futboll Seria A Sport

“THANË SE KAM QENË I AFËRTI I BERLUSCONIT”/ Ish-trajneri “Kuqezi” reagon ndaj kritikave: Kam qenë personi i vetëm që…

Kristian Broki, përveç kohës kur ka qenë futbollist i Milanit, për një afat të shkurtër ka qenë edhe trajneri i këtyre të fundit.

Në prill të 2016-ës, italiani i cili drejtonte skuadrën e të rinjve të Milanit, mori drejtimin e ekipit të parë, pas shkarkimit të Sinisha Mihajloviç. Pas përfundimit të atij sezoni, Broki u largua nga drejtimi i skuadrës, teksa vendin e tij e mori Montela. Këtë sezon 43-vjeçari është nën drejtimin e Monzës, klub i cili tashmë është në pronësinë e Berluskonit.

Së fundmi Broki ka dhënë një intervistë ku iu është përgjigjur kritikave të shumta, duke thënë se ka qenë personi i vetëm që ka drejtuar Milanin pa kontratë. “Unë nuk kam asnjë keqardhje që kam drejtuar Milanin në një periudhë të vështirë. Të gjithë thonë se unë kam qenë i afërti i Berluskonit, por për dallim nga trajnerët e tjerë, unë kam qenë i vetmi që kam stërvitur këtë skuadër pa kontratë.broki

Të tjerët kanë marrë pagën pas disa ndeshjeve. Kjo është diçka që unë nuk e kam thënë kurrë, por njerëzit vetëm kritikojnë ndërkohë që nuk e dinë situatën.”, u shpreh Broki.

Related posts

AKSIDENT I FRIKSHËM në Moto GP/ Motorri përfshihet nga FLAKËT, piloti “fluturon” në ajër (VIDEO)

Isa.Autor

DËMTIME, RIKUPERIME DHE RREZIK KARTONËSH/ Ja gjendja e grupit të Tiranës përpara sfidës ndaj Kastriotit…

Delo.autor

LIVE/ Liga e Kampionëve, përfundon pjesa e parë. Bayerni dhurojnë spektakël

Delo.autor

Leave a Comment