Futboll Seria A Sport

PO KALON NJË PERIUDHË TË VËSHTIRË/ Drejtuesit e Milanit takohen me agjentin Raiola, synojnë rikthimin e yllit…

Drejtuesit e Milanit kanë pasur një takim me agjentin Mino Raiola, për të folur për njërin nga klientët e këtij të fundit.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, pikërisht në takimin e sotëm është folur për të rikthyer Ibrahimoviçin në “San Siro”.

Thuhet se kuqezinjtë dëshirojnë rikthimin e Ibrës në merkaton e janarit, dhe për këtë arsye kanë nisur kontaktet me agjentin e futbollistit. Suedezi ka mbyllur kontratën me Los Anxheles Galaksi, dhe tashmë është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij.

Milani po kalon një periudhë të vështirë, dhe drejtuesit kuqezi mendojnë se me afrimin e Ibrahimoviçit, do të bënin një përforcim të madh për ekipin.

Related posts

Pacult sërish befason me deklaratën e tij dhe kërcënon lojtarët e tij

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ “Los Blancos” dhe Tottenham kualifikohen, Atletico rrezikon eliminimin

Delo.autor

Skënderbeu-Vllaznia/ “Shkërmoqet” mbrojtja e kampionëve, shkodranët shënojnë golin e 5-të (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment