Futboll Shqipëri Sport

SUPERLIGA/ Kamza-Tirana, dueli për të dalë nga kriza, Flamurtari-Teuta për vazhdimësinë

Kategoria Superiore ofron të këtë shtunë dy nga 5 takimet e javës së 10-të, Kamza-Tirana dhe Flamurtari-Teuta, që do të luhen në orare të ndryshme, përkatësisht në 14:00 dhe 17:00.

Dueli parë i fazës së dytë ndaj bardhebluve të Memës është një mundësi e mirë për Kamzën që të rikthehet te fitorja dhe pretendimet për të mbijetuar. Pikërisht në shtëpi është dhe fitorja e fundit për skuadrën e Klodian Duros, ndaj Kastriotit në javën e 4-t dhe që nga ai sukses në llogaritë e Kamzës është vetëm një pikë në 5 javët pasardhëse. Në përballjen direkte me Tiranën Kamza mund të tentojë një goditje të dyfishtë, të parakalojë në renditje bardheblutë dhe të krijojë distancën e dëshiruar me zonën e ftohtë. Për këtë arsye në sfidën e të dielës nuk lejohen gabimet edhe pse trajneri Klodian Duro nuk do të ketë të plotë grupin në dispozicion.

Situata vazhdon të jetë tejet e vështirë edhe për Tiranën. Humbja me Famurtarin në Vlorë, në debutimin e Memës, I pasua me të tjera masa disiplinore ndaj Sulmuesit Ngo, i cili mund të thuhet se ka mbetur përfundimisht jashtë planeve të trajnerit.

Nëse disfata në Vlorë është e pranueshme, një tjetër takim zhgënjyes ndaj Kamzës, edhe pse në trransfertë, do të zhyste Tiranën në një krizë të thellë rezultatesh dhe me të drejtë do të kosnideronte ekipin më të titullar në Shqipëri kandidat për të rënë nga kategoria.

Në Vlorë, në orën 17:00, do të zhvillohet vërtet një duel interesant, mes dy ekipeve që kanë prodhuar futboll, por që rezultatet i kanë patur me hope. Si Flamurtari ashtu edhe Teuta vijnë nga një moment pozitiv, pasi skuadra e Dajës javën e kaluar mposhti Tiranës, pas asaj pike të marrë në transfertë me Kamzën, ndërsa “Djemtë e Detit” i shkaktuan humbjen e parë Laçit, madje në transfertë me rezultatin e thellë 0-3. Edhe në takimin e fazës së parë të zhvilluar në “Niko Dovana” Teuta dhe Flamurtari dhuruan mjaft emocione, edhe pse nuk u shënua qoftë një gol. Rivaliteti mes dy skuadrave bregdetare reflektohet edhe në renditje, pasi si Teuta dhe Flamurtari kanë të njëjtën kuotë pikësh, 14, si dhe golaverazh të njëjtë, 9/7.

Related posts

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Drejtori i Interit takim me klubin e Barcelonës, përcaktohet çmimi për dy “katalanasit”

Delo.autor

NDARJA NGA JETA E PAOLO ROSI/ Presidenti Duka telegram ngushëllimi: Ai ishte një burim frymëzimi për shumë shqiptarë…

Delo.autor

SUPER RONALDO/ MILANI humb vendin e katërt, “TËRBOHET” Higuain

Isa.Autor

Leave a Comment