Futboll Premier League Sport

PAS ZYRTARIZIMIT TEK TOTTENHAM/ Mourinho premton: Dua të provoj gjithçka për të sjellë…

Jose Mourinho ka premtuar se do të punojë me shumë pasion për klubin e Tottenhamit, ndërsa foli për herë të parë si trajner i skuadrës londineze. Mourinho, i cili zëvendësoi të shkarkuarin Mauricio Pochettino, nisi menjëherë nga puna këtë të mërkurë, duke mbikëqyrur stërvitjen në orët e vona të pasdites.

Ai u fotografua duke folur lojtarë kryesorë si Harry Kane dhe Dele Alli, teksa prova e tij e parë do të jetë në transfertë me West Hamin, të shtunën. Në intervistën e tij të parë për faqen zyrtare të Tottenhamit, portugezi theksoi:

“Nuk mund të jem më i lumtur se kaq, ndryshe nuk do të isha këtu. Çfarë mund të premtoj? Pasion, pasionin e vërtetë. Pasionin për punën time, por edhe pasionin për klubin tim, kështu kam punuar gjatë gjithë karrierës sime. Dua të provoj gjithçka për të sjellë lumturi për të gjithë ata që e duan klubin.”

Ish-trajneri i Chelsea-t pohon se është i lumtur dhe i entuziazmuar për detyrën që ka marrë në krye të finalistëve të Champions League.

“Gjithmonë kam thënë se klubi ka shumë potencial, ka lojtarë shumë cilësorë. Kam folur pozitivisht për punën madhështore që klubi po bënte për të mbajtur të gjithë lojtarët e mirë që po i kërkonte shumica e klubeve të mëdha në Europë. Më pëlqen shumë kjo skuadër. Sigurisht, nuk do të them emra, nuk do t’ju tregoj individë, sepse kjo është plotësisht kundër konceptit tim.”

Mourinho insistoi gjithashtu se do t’u japë lojtarëve të rinj një shans për të provuar veten e tyre.

Related posts

TË PAPËRMBAJTSHËM “DJAJTË E KUQ”/ Greenwood nëshkon Aston Villan me një “RAKETË” (VIDEO)

Delo.autor

Donnarumma, vetëm 19 vjeç/ Ja rekordi që do të vendosë nesër

Sadik.Autor

Mbyllet aventura në Championship, skuadra e Reading shkarkon Jaap Stam

Q.Autor

Leave a Comment