Futboll

Merr kthesë të papritur karriera e Asdren Llullakut, niset urgjent drejt Italisë

Virtues Entela duket se do të jetë vendi i “strehimit” për lojtarët e Kombëtares shqiptare këtë sezon. Pas mbrojtësit Naser Aliji që ishte pa ekip, në klubin e Serisë B italiane pritet të transferohet edhe sulmuesi Azdren Llullaku.

E ardhmja e 29-vjeçarit është rrethuar nga misteri dhe befasia. Kjo për faktin se pas prishjes së kontratës me Astanën, u duk sikur karriera e Llullakut do të vazhdonte në Premierligën kazake me Ordabasin.

Prej disa ditësh sulmuesi i ishte bashkuar ekipit të ri në Turqi për fazën përgatitore, madje në miqësoren e së mërkurës, të barazuar 2-2 me çekët e Sllovacos luajti titullar dhe shënoi njërin prej golave të skuadrës së tij.

Entuziazmi për këtë paraqitje u venit shumë shpejt, pasi Llullaku dhe klubi i Ordabasit nuk firmosën kontratë, pasi nuk ranë dakord për detajet e marrëveshjes.

Prej situatës së krijuar, kuqeziu mori menjëherë avionin drejt Bolognas, ashtu siç e konfirmoi edhe në faqen e tij në “Instagram”.

Udhëtim jo i rastësishëm, sepse në Itali është fare pranë mbylljes së akordit me Virtus Entellan.

Edhe pse merkato në Serinë B është mbyllur, djaloshi nga Istogu mund të përfitojë nga rregulli i transferimit si lojtar i lirë dhe mund të realizojë ëndrrën për të luajtur në vendin ku është rritur dhe pranë familjes së tij.

Related posts

Mirabelli aksion në Spanjë, Simone Zaza pranë transferimit tek Milan

Sadik.Autor

SHËNOI NDAJ FIORENTINËS NË KUPË/ Sulmuesi pranë “divorcit” me Juventusin: Nuk e di nëse ishte goli im i lamtumirës…

F.autor

JUVENTUS VIJON NË KRYE/ Ronaldo shënon në ndeshjen e 1000-të në karrierë

F.autor

Leave a Comment