Futboll Sport

“NUK PENDOHEM PËR…”/ Ish-lojtari i Interit habit të gjithë: Mund të isha si Messi dhe Ronaldo, por nuk desha!

Ish-lojtari i Interit, Wesley Sneijder, pretendon se nëse do t’i ishte përkushtuar futbollit 100 për qind, do ta kishte arritur nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Sneijder i bëri këto komente befasuese duke folur në një intervistë për “Fox Sport”, ku theksoi se nuk dëshironte të bënte këtë gjë.

“Nëse unë do të kisha jetuar 100% për futbollin, atëherë unë do të isha në të njëjtin nivel me Messin dhe Ronaldon. Nuk desha të bëj një gjë të tillë dhe nuk pendohem për këtë!”

Gjatë karrierës së tij të bujshme, Sneijder shquhet për sezonin 2009/10, kur e fitoi tripletën me Interin dhe arriti në finale të Kupës së Botës me Holandën.

Related posts

Trajneri i TIRANËS “shfryn” ndaj arbitrit: Kam rezervat e mia, nuk kam ardhur të stërvis fëmijë

Isa.Autor

PAS TRE HUMBJEVE RADHAZI/ Kampionët në fuqi mposhtin Vllazninë në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Ardian Mema: Nuk jam tip që kënaqem thjesht, por gjërat kanë…

Delo.autor

Leave a Comment