Futboll Kategoria Superiore Sport

KRIZA NË SUPERIORE/ UEFA u jep 470 mijë euro klubeve, ja vendimet e Komitetit Ekzekutiv të FSHF

Futbolli shqiptar po vuan gjithnjë e më shumë krizën financiare. Ku më pak e ku më shumë, është lehtësisht i dallueshëm problemi i financave te skuadrat. E në një kohë të tillë krize, si mrekulli për ekipet shqiptare vjen një lajm i mirë nga UEFA: Një fond në ndihmë të futbollit.

UEFA

I tillë është shpërblimi që UEFA jep për ekipet e Kategorisë Superiore me anë të Fondit të Solidaritetit. Shifër e caktuar për çdo federatë, për t’ua shpërndarë të gjitha ekipeve elitare, në mënyrë që me anë të një projekti për zhvillimin e akademisë, të mund ta vënë në përdorim këtë fond.

“Panorama Sport” ka zbuluar shifrën që  i akordohet secilës skuadër të Superiores për sezonin 2018- 1019 si dhe vendimet e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

FONDI I SOLIDARITETIT 

Në mbledhjen e djeshme të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, e zhvilluar në orën 11:00 deri rreth orës 12:30 në ambientet e institucionit të futbollit në vend, është diskutuar dhe miratuar edhe shpërndarja e fondit për ekipet shqiptare të elitës.

Gazeta ka mësuar se bëhet fjalë për një fond prej rreth 470 mijë eurosh që UEFA ka akorduar për Shqipërinë, i cili më tej përpjesëtohet për skuadrat e elitës. Në bazë të mënyrës se si funksionon diçka e tillë, secila skuadër e Superiores duhet të përgatisë një projekt investimi në ekipet e akademisë dhe në bazë të atij projekti, merret financimi për ta realizuar. I tillë është funksionimi i Fondit të Solidaritetit.

komiteti ekzekutiv

VENDIMET 

Më tej, një nga pikat e diskutuara dhe të miratuara nga KE ka qenë detyra e lënë për “Shoqërinë Kuq e Zi”, që ka në administrim stadiumin e ri kombëtar, në mënyrë që të përllogaritet kostoja që ka stadiumi çdo muaj si dhe kostoja për zhvillimin e një ndeshjeje futbolli për klubet e interesuara, duke bërë ndarjen mes takimit që do të luhet me drita dhe atij pa drita.

Related posts

Van Gaal tregon pse Unitedi nuk i transferoi Hummels dhe Muller

Q.Autor

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Trajneri Duro: Kjo ndeshje u zgjidh shumë shpejt!

Delo.autor

LEGJENDA E ANGLISË/ TERRY nuk ka ndërmend të tërhiqet, transferohet në Rusi

Isa.Autor

Leave a Comment