Futboll

Eliminimi nga Champions-i shkakton “eksod” te PSG-ja, në verë largohen 8 futbollistë

Tani, në Paris fokusi është te ndryshimet që ka nevojë skuadra pas eliminimit të PSG-së nga Champions-i. Suksesi kontinental ishte objektivi numër 1 i gjigantëve francezë, pavarësisht se Unai Emeri mund të bëjë tripletë këtë sezon, duke fituar titullin kampion dhe dy trofetë e kupave.

Por presidenti Al-Khelaifi nuk e ka kapërdirë dot faktin që skuadra vijoi të ruajë rekordin e saj negativ, duke mos u kualifikuar kurrë përtej çerekfinaleve në Champions.

Dhe sipas “Le Parisien”, klubi po përgatit një eksod masiv në verë, duke larguar 8 lojtarë. Lista nis me mbrojtjen, atje ku 34-vjeçari Dani Alvesh nuk garanton më intensitetin e dikurshëm dhe është një pengesë për përmirësimin e Tomas Munier, edhe pse gazeta këmbëngul se klubi nuk do ta ketë të lehtë të heqë qafe brazilianin sepse ai ka një kontratë deri në vitin 2019 dhe mbi të gjitha, gëzon edhe një marrëdhënie të shkëlqyer me Nejmarin.

Një ndryshim pritet të vijë edhe në krahun tjetër të mbrojtjes, ku asnjëri nga mbrojtësit e majtë, Kurzava dhe Berçiçe, nuk konsiderohet një opsion i besueshëm.

Më lart në fushë, “Le Parisien” përmend se operacioni fshesa do të prekë edhe Kavanin, Verrratin, Di Marian dhe Pastoren, nga shitja e të cilëve klubi do të ekuilibrojnë edhe bilancet e “fair play”-t financiar të UEFA-s.

Kandidati i fundit është Adrien Rabiot. Pavarësisht se mediat e vlerë- sojnë produktin e akademisë si kapitenin e ardhshëm potencial, kërkesat e rrogës nga 22-vjeçari mund të sjellin ngërçin e rinovimin të kontratës së tij, e cila skadon në 2019.

Në rrezik shkarkimi është edhe drejtori sportiv Antero Henrike. Portugezi mendohet se do të jetë “koka e turkut” për t’i lënë më shumë hapësirë veprimi presidentit Al-Khelaifi. Ai akuzohet edhe se nuk menaxhoi siç duhet konfliktin Nejmar-Kavani për ekzekutimin e penalltive.

Related posts

E FUNDIT/ Klubet e Premier shfaqën interes, 33-vjeçari rinovon me Mannchester Unitedin

Delo.autor

GREZDA I BËRI PËR VETE/ Tifozët e duan titullar në ndeshjen e radhës të Rangers

Isa.Autor

DORTMUND-BAYERN/ Sulmuesi Lewandowski fitoi duelin me Hummels dhe dërgoi topin në rrjetë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment