Futboll

Çmendet Liverpooli, ofron 150 milionë për Asension

Liverpooli ka bërë gati 150 milionë euro për Asension, por spanjolli preferon Chelsean.
E ardhmja e Marco Asensios në “Bernabeu” nuk është aspak e sigurt pasi Zinedine Zidane nuk po e aktivizon shumë 22 vjeçarin këtë sezon.

Për dallim nga sezoni i parë, ku Asensio shkëlqeu, këtë edicion është shndërruar në një fantazmë dhe Zidane duket se e ka harruar krejtësisht, veprim ky që mund t’i kushtojë Los Blancos pasi njeriu që i shënoi Juventusit në finale të Champions League, ka nisur të kërkojë klub të ri, raporton Express.

Raportohet se Florentino Perez dëshiron që Asensio të qëndrojë, por spanjolli nuk është i lumtur me minutat që i janë dhënë deri më tani.

Liverpooli ka bërë gati 131 milionë funte (150) milionë euro për talentin 22 vjeçar, që kërkohet gjithashtu nga Chelsea dhe është i joshur me interesimin e Bluve të Londrës.

 

 

Related posts

Shkëmbim mes skuadrave të Superligës/ Kamza gati të bëjë lëvizjen e madhe të merkatos

Sadik.Autor

INTER-LECCE/ Nis titullar në këtë ndeshje Lukaku (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

BELGJIKË-ITALI/ Trajneri Martinez: De Bruyne dhe Hazard? Është një vendim i stafit mjekësor

Delo.autor

Leave a Comment