Futboll Kombëtarja Sport

E BUJSHME/ Bushi zbulon bisedimet: Mesfushori i Bayernit PRANË KOMBËTARES

Mund të ishte një nga “goditjet” më të mëdha të kombëtares shqiptare, por ende nuk mund të flitet me siguri. Mesfushori i Bayern Munchen-it, Meritan Shabani, mund të vishet kuqezi. Trajneri i Shpresave, Alban Bushi, hodhi “bombën” në konferencën e sotme për shtyp.

I ngacmuar nga gazetarët në lidhje me 19-vjeçarin, ai u shpreh qartë: “Di që janë bërë përpjekje nga drejtuesit e Federatës për Shabanin, është afër Kombëtares A, kaq di. Mund të ndodhë gjithçka, pasi ka patur shumë lojtarë që kanë qenë afër dhe janë larguar, kemi patur shumë raste të tilla”, – u shpreh Bushi.

Mesfushori ka lindur në Gjermani dhe e ka ndërtuar karrierën e tij atje. Ai është 19-vjeç dhe shihet si një nga lojtarët më premtues të dalë nga akademia e kampionëve të Gjermanisë. Lojtari me origjinë shqiptare zhvilloi fazën përgatitore me skuadrën e parë të Bayern-it ku luajti dhe në formacionin e ndërtuar nga Niko Kovac. Shabani i shënoi Manchester City-t (takimi përfundoi 2-3) në turneun miqësor të zhvilluar në Amerikë. I riu po luan me ekipin e dytë të gjermanëve dhe po dhuron përformanca shumë të mira. 5 ndeshje këtë sezon, titullar i përhershëm, 3 gola të shënuar. Shifra impresionuese për një mesfushor. Të kryqëzojmë gishtat!

Related posts

7 TROFE DHE DEBUTIM NË “EURO 2020″/ Kush është djaloshi 17-vjeçar që po çmend tifozët gjermanë

Delo.autor

“PRES SHUMË NGA TIRANA”/ Presidenti Halili: Blerje të goditura, tani është radha e lojtarëve dhe stafit

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ “Shpërthen” Artan Shyti: DHUNA në stadium, përgjegjësi e FSHF-s. BOJKOTI…

Isa.Autor

Leave a Comment