Futboll La Liga Sport

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ Dyshja Suarez-Vidal mposht Leganes

Barcelona ka fituar me shumë vështirësi ditën e sotme, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Legnaesin në transfetë.

Një ndeshje shumë e vështirë për ekipin e drejtuar nga Valverde, të cilët e panë veten në disavantazh që në minutën e 12’, kur En Nesyri, shënoi një gol shumë të bukur, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit Ter Shtegen.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi menjëherë me katalanasit përpara. Ishte Luis Suarez, i cili në minutën e 53’, dërgoi në rrjetë një top të marrë nga Leo Mesi. Në minutën e 57’, Valverde largoi nga fusha e lojës Grizmanin për ta zëvendësuar me Arturo Vidalin.

Ishte pikërisht ky i fundit që i dha fitoren katalanasve, teksa shënoi në minutën e 79’, duke i dhënë tre pikë shumë të vështira Barçës. Pas kësaj ndeshje, Barcelona renditet në vendin e parë me 28 pikë, ndërsa Leganesi në vendin e fundit me vetëm 6 pikë.

Related posts

SKËNDËRBEU BËN LËVIZJEN E MADHE/ Shet 500 mijë euro mesfushorin dhe ruan 10% të kartonit

Delo.autor

Emri më i lakuar për sulmin, Partizani në negociata me “BOMBERIN” shkodran

Isa.Autor

GOLI I JAVËS VJEN NGA LA LIGA/ Osasuna fiton pastër ndaj Celta Vigos (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment