Futboll La Liga Sport

MODRIC NUK MBAN SEKRETE/ Ja ku do të luaj në sezonin e ardhshëm

Merkato e verës pritet të jetë ajo e duhura për të bërë bashkë Interin dhe Luka Modric. Bisedimet mes palëve duket se janë futur në një fazë të avancuar, ku akordi është shumë pranë.

Një gjë të tillë e ka zbuluar edhe shefi i një restoranti italian, Joe Bastianich. Amerikani, i cili ka pohuar se ka pasur një takim me kroatit, zbulon se Modric i ka premtuar se do e konsiderojë një pistë që e dërgon në Milano.

“E kam takuar verën e kaluar në Sardenjë dhe e kam këshilluar që të shkojë në Inter. Ai më tha mua se po e konsideronte idenë e lëvizjes në Milano”.- tha Bastianich për “Radio Deejay”.

Ylli i Realit të Madridit, fitues i Topit të Artë për vitin 2018 nuk u lejua nga drejtuesit madrilen për tu bashkuar me Interin në merkaton e verës, duke bllokuar kalimin e kroatit në “San Siro”.

Related posts

OZIL KA KU TË NGUSHËLLOHET/ E fejuara: Jam gjithmonë krah teje… (FOTO)

Isa.Autor

KRYQËZON LUKAKUN PËR LARGIMIN NGA INTER/ Ish-sulmuesi Milito: Dha premtime që s’i mbajti, tifozët janë të…

Delo.autor

JUVENTUS FESTON 10-VJETORIN E STADIUMIT/ Ja shifra kolosale që u ka sjellë impianti gjatë një dekade…

Delo.autor

Leave a Comment