Futboll Premier League Sport

NJË TJETËR FITORE ME PËRMBYSJE/ Kampionët e Anglisë mposhtin Chelsean dhe ngjiten në vend të tretë

Mançester Siti arriti një fitore me përmbysje në shifrat 2-1 përballë Çelsit, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Premier Ligës.

Ishin miqtë nga Londra, ata që zhbllokuan në fakt takimin që në minutën e 21-të. Kante mori një pasim mjaft të bukur nga Kovaçiç, dhe pasi u fut në zonë goditi me të majtën duke mposhtur portierin.

Gjithsesi, kjo vetëm sa i shërbeu ekipit të Guardiolës për të ndryshuar marshin. Kevin De Brujn, nga hyrja e zonës, pas një lëvizje mashtruese, lëshoi një të majtë dhe mposhtin Kepan e Çelsit. Blutë u përmbysën në minutën e 37-të, pas një aksioni personal mjaft të bukur nga Mahrez. Ky i fundit u fut nga e djathta drejt qendrës së zonës, dhe pas një goditje me të majtën shënoi edhe të dytin për ekipin e tij.

Deri në fund nuk pati më ndryshim rezultati, dhe Mançester Siti mori fitoren ndaj Çelsit, duke e parakaluar në renditje, e tashmë e sheh veten në vendin e 3-të me 28 pikë, ndërkohë ekipi nga Londra mbetet një pozicion më poshtë, me dy pikë më pak.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Flamurtari, Sukaj i magjishëm. Shmang Cuculin dhe shtang Frashërin

Delo.autor

Inter gjen zëvendësuesin e Cancelo-s te Chelsea

Sadik.Autor

LAJM I KEQ PËR INTERIN/ “Ylli” i skuadrës në dyshim për derbin ndaj MILANIT

Isa.Autor

Leave a Comment