Futboll Seria A Sport

BARAZIM NË “PAQE” NË “SAN SIRO”/ Milan dhe Napoli ndajnë pikët, vazhdon kriza tek të dyja ekipet

Është mbyllur në barazim 1-1, sfida mes Milanit dhe Napolit  e vlefshme për javën e 13-të në Serinë A.

Ndeshja nisi e vakët për të dyja ekipet, të cilat më shumë mbroheshin sesa tentonin të sulmonin. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh. Në minutën e 24’, Lozano dërgoi në rrjetë një top që ishte kthyer nga tranversa pas një goditje të fortë nga Insinje.

Avantazhi për napolitanët zgjati vetëm 5 minuta, pasi në minutën e 29’, Bonaventura me një predhë nga jashtë zonës dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë barazimin ekipit të tij. Pas këtyre golave të dyja skuadrat u zgjuan, dhe tentuan disa herë portën e njëra-tjetrës.174807265-56707e5b-f428-4a36-9495-eb93ee17779f

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, me pjesën e dytë që nisi përsëri e vakët. Të dyja ekipet duket se ishin të kënaqura me barazimin dhe tentonin shumë pak për golin e avantazhit, ndonëse barazimi nuk i bënte punë, as Milanit as Napolit.

Pas ndeshje Milani renditet në vendin e 13-të me 14 pikë, ndërsa Napoli renditet në vendin e 7-të me 20 pikë.

Related posts

Mund të përfundonte në Rusi, Neymar u refuzua për 10 milionë euro

Q.Autor

SFIDA NDA ZVICRËS PËR “KATAR 2022″/ Tifozët italianë janë gati. Në “Olimpico” priten të jenë…

Delo.autor

Paris Saint-Germain shfaq interes për mesfushorin e Arsenalit

Sadik.Autor

Leave a Comment