Futboll Kategoria Superiore Sport

TËRMETI TRAGJIK/ Partizani viziton Thumanën, ndihma për të dëmtuarit (FOTO)

Klubi i futbollit Partizani, pasditen e sotme ka udhëtuar me autobus drejt Thumanës, epiqendra e tërmetit me magnitutë 6,3 të shkallës Rihter që goditi fort mëngjesin e datës 26 shtator. Plot 22 viktima janë nxjerrë nga rrënojat e banesave të shembura në këtë territor, ndërsa janë mbyllur zyrtarisht kërkimet.

Por, ajo që është më e keqja, veç dhimbjeve të familjeve që janë shuar dhe kanë humbur të dashurit e tyre, i shtohet edhe gjendja e mjerueshme e Thumanës, e cila tashmë mund të quhet qytet “fantazmë”, duke qenë se së shpejti edhe ato banesa që i rezistuar lëkundjeve të forta sizmike duhet të shemben, pasi nuk ofrojnë asnjë garanci apo siguri.

Partizani ka mbërritur dhe ka ngushëlluar qoftë edhe me ndihma të pastrehët dhe familjet e dëmtuara, ndërsa lotët kanë shoqëruar edhe disa futbollistë teksa kanë parë mjerimin me sy. Familjet që kanë mbijetuar janë vendosur në çadrat e ngritura aty, në pritje që të gjenden banesa për t’i pritur.

NJOFTIMKlubi Futbollit Partizani nis fushatën e solidaritetit. Falë dhe mbështetjes së disa prej sponsorave tanë, nga…

Gepostet von FK Partizani Albania am Mittwoch, 27. November 2019

Related posts

JUVENTUSI NIS FESTËN/ Marcelo lihet i “LIRË”: REALI kërkon mbrojtësin e CHELSEAS

Isa.Autor

(VIDEO) Milan në avantazh ndaj Crotones, Bonucci e bën ‘sefte’ me kuqezinjtë

Q.Autor

“FITORE E VËSHTIRË NDAJ VLLAZNISË”/ Flet zv. trajneri Kalari pas triumfit: Vazhdojmë me sëmundjen e vjetër që…

Delo.autor

Leave a Comment