Futboll Ligue 1 Sport

SHIFRA IMPRESIONUESE/ Shënon sa Mesi dhe Levandovski, ja pse Ikardi ia vlen

Vijnë nga i njëjti qytet, me të njëjtin ves për golin. Sigurisht që Lionel Mesi mbetet një jashtëtokësor, një pjesë e pavdekshme e historisë së futbollit, e cila sipas thashethemeve të fundit pritet që të kurorëzohet edhe me të gjashtin “Top të Artë” në karrierë, të hënën në Paris. 

Por pikërisht në kryeqytetin francez ka nisur të shkëlqejë, më saktë të rishkëlqejë Mauro Ikardi, bashkatdhetari i Lionel Mesit, i cili në Ligën 1 arrin të “udhëtojë: me të njëjttin ritëm shënimi si “Pleshti” i Barcelonës, të paktën duke llogaritur përqindjen realizuese në raportin e goditjeve në drejtim të portës që shndërrohen në gol.

NUMRAT – Lionel Mesi kryeson këtë renditje speciale për momentin me 26.7 për qind. Ylli i katalanasve, në raportin goditje/gola ndiqet nga përbindëshi i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, në të njëjtën kuotë, por ndërkohë Mauro Ikardi është vetëm 0.3 për qind më pak i saktë se “Pleshti” dhe polaku.

mesi

Ish-kapiteni i Interit ka një saktësi realizuese prej 27.3 për qindësh, por ai lë pas Mesin dhe këdo tjetër mes lojtarëve që kanë luajtur të paktën 7 ndeshje në kampionat, me 6.6 për qind saktësi realizimi.

leva

Ndërkohë, për sa i përket shifrave totale, Ikardi numëron 10 gola në 11 prezenca sezonale, mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve, gola këto për të cilët i është dashur të godasë vetëm 16 herë në portë. Shkurtimisht, ish-kapiteni i Interit ka rigjetur instiktin vrasës, prandaj jo vetëm Reali po mendon që ta joshë, por edhe PSG-ja, është çdo ditë e më e bindur për t’i paguar zikaltërve 70 milionë eurot që ata kërkojnë për kartonin e Mauros.

Related posts

“TITULLI KAMPION? TË FOKUSOHEMI VETËM TEK NDESHJA E RADHËS”/ Mbrojtësi Ismailgeci: Jemi të bashkuar si grup

Delo.autor

De Gea mban në ‘ankth’ Mourinhon, Reali pret pas derës!

Q.Autor

LIVE/ Starton sfida mes Estonisë dhe Holandës

Delo.autor

Leave a Comment